Një automjet është përfshirë nga flakët në qytetin e Elbasanit mbrëmjen e djeshme.
Policia bën me dije se makina është
djegur pjesërisht.
Ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, policia ka dyshime se zjarrvënia mund të ketë qënë e qëllimshme.
Njoftimi:
“Gjatë natës në
lagjen “Partizani” , Elbasan, ka marrë flakë
mjeti tip “Renault” me targa AA 841 CK, në pronësi të 44 vjeçarit, banues në
lagjen Partizani, i cili ishte i parkuar në rrugë.
Si pasojë e zjarrit
mjeti është
djegur pjesërisht.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të zjarrit dhe dokumentimin e ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 21/11/2018,
ora 08:08