Shkrumbohet një lokal nate në Tiranë
Një lokal nate në kryeqytet është përfshirë nga flakët, ndërsa aktualisht po ndërhyhet me anë të forcave zjarrfikëse.

Portali Albeu bën me dije se flakët e zjarrit kanë rënë në një lokal nate në zonën e Kombinatit, ndërsa ende nuk dihen shkaqet.

Zjarri tashmë ka përfshirë pjesët e brëndshme të lokalit, duke djegur banakun e veglat muzikore. Për të shuar zjarrin, në vendngjarje po ndërhyhet me katër makina zjarrfikëse. /albeu.com/









Shtuar më 23/04/2015, ora 09:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori