Një zjarr i madh ka përfshirë të gjitha banesat e
kameramanit të RTSH, Skëndër Cingo në lagjen "Hazmurat" të
qytetit muze, Gjirokastër.
Si rrjedhojë e
zjarrit, pas ndërhyrjes së zjarrfikësve të Repartit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, në banesë nuk kishte mbetur asnjë orendi.
Në momentin e rënies së
zjarrit, në banesë nuk kishte asnjë njeri.
Kameramani dhe bashkëshortja e tij ishin në punë, ndërsa dy fëmijët e tyre ndodheshin tek gjyshërit në një lagje tjetër të
qytetit. /albeu.com/
Shtuar më 16/12/2017,
ora 08:32