Shkrumbohet nga flakët një makinë në tunelin e Kërrabës
Pëlqej
Vetëm pak orë më parë një makinë është përfshirë nga flakët në tunelin e Kërrabës.

Ngjarja ndodhi rreth mesditës në aksin rrugor Elbasan-Tiranë në dalje të tunelit.

Një automjet tip Benz është përfshirë nga flakët. Nuk ka dëmtime në njerëz, ndërkohë që automjeti është shkrumbuar në pak minuta.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur zjarrfikëset ndërsa policia po punon për të zbardhur të vërtetën. /albeu.com/

Shtuar më 12/10/2017, ora 16:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori