Dalin detajet, si u shkrumbua nga flakët makina në Vlorë
Një makina është përfshirë nga flakët në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme ku makina tip “Renault Clio” ishte e parkuar në momentin që u dogj.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” në zonën e skelës në orën 12:10.

Burimet konfirmojnë se automjeti është djegur në pjesën e brendshme dhe se i përket shtetases me iniciale A. K..

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse dhe ato të policisë, të cilat kanë nisur hetimet.

Deri tani dyshohet se makina është djegur për shkaqe aksidentale. /albeu.com/

Shtuar më 23/12/2019, ora 16:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori