Shkrumbohet në mënyrë misterioze muzeu në Has, godina më e vjetër e gjithë qarkut
Mëngjesi i sotëm nuk ka qenë aspak i mirë për zonën e
Hasit, kjo për shkak të një zjarri.
Godina më e
vjetër dhe e para qendër arsimore në të gjithë qarkun e Kukësit është shkrumbuar tërësisht në orët e para të mëngjesit.
Policia ende nuk ka emra të dyshuar për ngjarjen vandale, ndërsa mësohet se kjo godinë ishte kthyer në
muze për Bashkinë e
Hasit.
Gjithashtu ekspertët po punojnë dhe për të vlerësuar dëmin ekonomik dhe historik nga shkatërrimi i një prone publike me vlerë.
Shtuar më 27/03/2020,
ora 11:21