Shkrumbohet makina e bashkëshortes së kryebashiakut në Pogradec
Një automjet është shkrumbuar në orët e para të mëngjesit në Pogradec, ndërsa ende nuk dihen shkaqet. "Ora News" bën me dije se në orët e para të mëngjesit është djegur makina e bashkëshortes së kryebashiakut të Pogradecit, Artan Shkëmbi.

Mjeti është djegur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr.3 të Pogradecit. Banorët janë shprehur para uniformave blu se fillimisht kanë dëgjuar një shpërthim dhe më pas kanë parë të digjet makina.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se ngjarja mund të ketë qënë e qëllimshme. /albeu.com/

Shtuar më 15/01/2015, ora 09:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori