Shkrumbohet kurora e gjelbër pranë Kalasë së Krujës
Mesditën e sotme është përfshirë nga flakët kurora e gjelbër pranë Kalasë së Krujës. Kurora e gjelbër pranë Kalasë së Krujës është përfshirë nga zjarri, duke djegur pjesë të tëra toke me ullishte dhe pisha.

Situata është nën kontroll dhe se zjarri nuk rrezikon banesat. Në ndihmë të zjarrfikësve kanë dalë edhe banorët, ku me mjete rrethanore po tentojnë të shuajnë flakët. /albeu.com/

Shtuar më 18/09/2015, ora 17:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori