Rekord, kjo është sasia e heroinës që u kap në laboratorin e Hasit
Shkrumbohet "Benzi" në aksin rrugor Fier-Patos (VIDEO)
Pëlqej
Një makinë është shkrumbuar nga flakët ditën e sotme. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Fier -Patos.

Mësohet se makina "Benz" me targa AA320RX është përfshirë nga flakët duke shkaktuar dëme materiale.

Në vendngjarje ka mbërritur zjarrfiksja dhe policia ku po punohet për të zbuluar shkaqet e flakëve.

Mësohet se makina e cila u përfshi nga flakët drejtohej nga Adriatik Agaj, por rezulton në pronësi të Ferdinand Kapaj.

Fier Informacion paraprak

Në datën 12.06.2018, në orën 07:30, në lagjen "1 Maji", te kryqëzimi i parkut në Fier, në ecje e sipër ka marë flakë mjeti tip "Benz" me pronar shtetasin F.K, dhe drejtues shtetasin A.A.

Si pasojë e flakëve nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të rënies së zjarrit në mjet./albeu.com/
Shtuar më 12/06/2018, ora 08:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori