Një shkëndijë elektrike e shkaktuar si pasojë e
luhatjeve të
tensionit elektrik, ka sjellë shkrumbimin e një banese në Fier.
Fatmirësisht ka shpëtuar pa asnjë problem një grua shtatzënë, ndërsa jetonte në katin e tretë të pallatit në lagjen “8 Shkurti” të qytetit të Fierit.
Zjarri ka rënë në katin e tretë të pallatit pesëkatësh, në banesën e familjes së Alket Pepës, ndërkohë që sipas informacioneve të para, shkak i tij ka qënë një shkëndijë si pasojë e
luhatjeve të
tensionit elektrik.
Në momentin e rënies së zjarrit, në banesë mësohet se ka qënë vetëm e zonja e shtëpisë, e cila është shtatzënë, por që fatmirësisht, falë edhe ndërhyrjes së banorëve të tjerë, ka dalë nga shtëpia dhe nuk ka pësuar asnjë lëndim.
Banesa ka pësuar dëme të mëdha materiale, kjo për shkak të intesitetit të flakëve. Tashmë policia po heton lidhur me këtë rast. /albeu.com/
Shtuar më 06/11/2015,
ora 16:08