Shkrumbohet banesa në Vlorë, shkak shkëndija elektrike
Ditën e sotme një banesë në lagjen Partizani në Vlorë është shkrumbuar nga zjarri.

Burime zyrtare pranë policisë bëhet e ditur se zjarri mund të jetë shkaktuar nga ndonjë shkëndijë elektrike në banesë.

Mësohet se në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrëfikësit, ambulancat dhe policia.

Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, në lagjen “Partizani” ka rënë zjarr në një banesë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën drejt vendit të quajtur “Kuzum Baba” ku është përfshirë nga flakët një banesë private, në pronësi të shtetasit I.A., rreth 58 vjeç.

Nuk ka asnjë person të lënduar, pasi nuk kishte njeri në banesë.
Banesa po digjet plotësisht dhe rrezikohen dy banesa të tjera që ndodhen pothuajse ngjitur me banesën në fjalë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se flakët janë shkaktuar nga ndonjë shkëndijë elektrike në banesë.

Në vendngjarje ndodhen shërbime të policisë si dhe dy shërbime zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve të zjarrit./albeu.com/

Shtuar më 15/02/2017, ora 10:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori