Në vetëm 14 sekonda, si ndodhi vrasja e dyfishtë në Tiranë: Autori “kyç” gojën

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Tiranë, ku Arsen Muskurti vreu vëllain e tij Dritan Muskurti dhe kunatën Nora Muskurti.

Arsen Muskurti afrohet shumë i qetë brenda agjencisë dhe në momentin që ndodhet tek dera, nxjerr nga pas pistoletën, me të cilën më pas kreu krimin e rëndë.

Çifti i bashkëshortëve u ekzekutuan në brendësi të ambienteve të agjecisë së udhëtimeve, që ishte në pronë të tyre.

Sipas burimeve për albeu.com, gjithë ngjarja ndodhi në rreth 14 sekonda dhe autori u arratis nga vendi i krimit.

Pas disa minutave arratie, Arsen Muskurti u arrestua disa minuta pas krimit në zonën e “5 Majit” në Tiranë nga efektivët e policisë dhe forcat speciale RENEA.

Gjithashtu mësohet se autori i ngjarjes nuk ka folur asnjë fjalë përballë grupit hetimor dhe është shfaqur në gjendje të rënduar psikologjike./albeu.com/