Një pikë karburanit në fshatin Velitërnë të Maliqit është përfshirë nga flakët orët e para të mëngjesit të sotëm.
Si pasojë e flakëve ëhstë djegur tërësisht
karburanti një
kamion dhe një makinë e vogël.
Fatmirësisht
zjarri nuk ka shkaktuar dëme në njerëz përveçdisa plagëve të drejtuesit të kamionit shtetasit V.D, 50 vjeç.
Ai ka qenë duke udhëtuar nga Greqia dhe në një moment lodhjeje ka parkuar kamionin në afërsi të pompave të karburantit që kishte dalë jashtë funksionit prej 6-muajsh.
Njoftimi i policisë:
Më datë 07.11.2018, rreth orës 01:00, jemi njoftuar se në fshatin Velitërnë, ka rënë zjarr në një pikë
karburanti, aktualisht jashtë funksionit.
Nga veprimet e para, rezulton se
zjarri ka rënë në një mjet tip
kamion me targë AA098 RE, në pronësi të shtetasit V.B, 50 vjeç, banues në Tiranë, si edhe në një autoveturë, të cilat kanë qenë të parkuara dhe për pasojë janë djegur plotësisht.Dyshohet se
zjarri mund të ketë rënë për shkaqe aksidentale.Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Shtuar më 07/11/2018,
ora 12:04