"Shkrin" furishëm Basha, akuza të rënda ndaj Ramës dhe Veliajt
Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë pas ngrirjes së postit të tij në krye të PD-së.

Me anë të një postimi në Facebook, kryedemokrati Lulzim Basha ka leshuar akuza te forta per ate qe po ndodh ne lulishten te parku i autobuseve ne kryeqytet.

Postimi i Bashës

Lulishtja pranë parkut të autobuzave ishte një nga investimet e mia si kryebashkiak në shërbim të qytetarëve të një prej zonave më të populluara të Tiranës.

Erjon Veliaj, vegël e bindur në duart e oligarkisë që sundon vendin, e shkatërroi këto ditë lulishten dhe lejoi betonizimin e saj në favor të Besnik Sulajt, klientit të rëndësishëm të Edi Ramës.

Qytetarëve të revoltuar ata iu përgjigjën dje me dhunën e policisë. Edhe më i rëndë qe dhunimi i të drejtave të qytetarëve nga mediat kryesore të vendit të kontrolluara nga oligarkia, të cilat e fshehën protestën dhe dhunën e policisë.

Ndërkohë, Shqipëria po përjeton këto ditë mungesë dritash dhe uji sepse paratë publike u përdorën për të manipuluar votën dhe jo për të blerë energji për njerëzit.

Pushteti oligarkik herët a vonë degjeneron në pushtet të dhunës dhe të errësirës. Përballja me të është sot sfida kryesore e opozitës dhe e të gjithë njerëzve të ndershëm për të ndalur rrënimin e qyteteve, të ekonomisë dhe të ardhmes tonë. /albeu.com/



Shtuar më 02/07/2017, ora 14:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori