Kandidat në primaret e PD, në Tiranë, Bogdani: Unë i bashkoj demokratët

Kandidati në primaret e PD në Tiranë, Gert Bogdani, i cili garon për t’u zgjedhur kandidat në zgjedhjet lokalë të 14 majit deklaron se mund të bashkojë demokratët.

Në emisionin “Opinion”, shprehet se ai i ka dhënë provat në sfidat që ka përballuar gjatë kohës që ka qenë pjesë e PD.

“Unë besoj se Tirana ka nevojë për ndryshim në qeverise dhe në qasje me qytetarët. Një ndryshim për perspektivën e qytetit, duke shkuar përtej votës së PD. Besoj se i bashkoi demokratët dhe i frymëzoj demokratët për fitore në zgjedhjet e viti të ardhshëm. Kam vite që punojnë me demokratët dhe në garat që kam patur më parë i kam dhënë provat”, tha Bogdani.