Shkrihen njësitë ‘Task Forcë’ në Prokurorinë e Tiranës
Njësitë “Task Forcë” në Prokurorinë e Tiranës janë shkrirë dhe janë krijuar 7 seksione të reja hetimore.

Seksionet e krijuara janë hetimi për trafikun e drogës, hetimi për krimin ekonomiko-financiar, hetimi për korrupsionin, krimet kundër jetës dhe aktet terroriste, hetimi për krimet kundër pronës dhe hetimi për krimet e kryera nga të miturit.

Prokurori Arben Nela do të drejtojë seksionin për narkotikët, prokurorja Mariola Mërtiri seksionin për krimin ekonomiko-financiar dhe Deniona Kodra seksionin kundër korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës./albeu.com/

Shtuar më 10/02/2017, ora 17:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori