Shkrihen akujt, Trump i përgjigjet interesit të Ramës (FOTO LAJM)

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump nëpërmjet nje letre ka falenderuar kryeministrin Rama për urimin që i ka dërguar për presidencën e fituar pak muaj më parë.

Lajmin e beri te ditur Rama me anë të një statusi në faqen e tij “Facebook”, ku shkruan se ka marrë një mesazh falënderues nga presidenti Trump.

Kujtojmë që pak kohë më parë Rama u akuzua nga opozita për një gjuhë diplomatike jot ë përshtatshme, pasi në kohën e zgjedhjeve në SHBA, ai deklarai se Trump ishte një zgjedhje e keqe për Amerikën dhe botën.

Statusi i Ramës

Faleminderit edhe Presidentit Trump për mesazhin e tij të ngrohtë ku shkruhet:

“I dashur Kryeministër,

Unë e mirëpres ngrohtësisht mesazhin tuaj të urimit për betimin tim si President i Shteteve të Bashkuara dhe e vlerësoj lart mendimin, mbështetjen e inkurajimin tuaj.

Ne kemi përpara sfida të cilat jam i bindur se do t’i kapërcejmë, mbi themelet e përbashkëta dhe në partneritet me njëri-tjetrin.

Ne po ashtu kemi mundësira të jashtëzakonshme për përparimin e qëllimeve që ndajmë, për promovimin e stabilitetit global e për arritjen e paqes e të prosperitetit.
Sinqerisht i Juaji,

Donald J.Trump” /albeu.com/

Shtuar më 03/03/2017, ora 15:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori