E FUNDIT/ Numurohen 87% të votave: LSDM 36,27%, VMRO-DPMNE 34,89%, BDI 11,37%, ASH
Shkrihen akujt mes Kosovës dhe Shqipërisë, ministrat dalin me deklaratën e përbashkët
Ditwn e sotme ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërise Gent Cakaj dhe ministri i jashtëm i Kosovës Glauk Konjufca kanë publikuar një deklaratë të përbashkët në të cilën thuhet se mbështesin bashkimin e partive shqiptare në Luginën e Preshevës për arritjen e një koalicioni të partive shqiptare në Serbi, para zgjedhjeve të prillit.

Mesa duket ky gjest shkriu pak “akujt” mes Tiranës zyrtare dhe Prishtinës pasi u ftohen pak kohët e fundit me rastin e projekt-idesë së minishengenit.

Deklaratë të përbashkët:

“Në cilësinë e drejtuesve të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë nënvizojmë edhe njëherë rëndësinë e mbështetjes së koalicionit të partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës.

Ky koalicion është thelbësor për ngritjen e frymës kombëtare dhe ruajtjen e të drejtave politike të shqiptarëve në Luginë.

Ndaj, ne nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për ta mbështetur projektin e Luginës së Bashkuar deri në fund!”, thuhet në postimin e Konjufcës në Facebook.
Shtuar më 24/02/2020, ora 20:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori