Shkonte per te pare Vloren, vdes ne traget
Albeu.com
Një grua kosovare ka humbur jetën në një traget të linjës Trieste-Durrës. Sipas agjencisë së lajmeve NOA, ajo mund të ketë qenë viktimë e një ataku kardiak. Të paktën kështu konfirmojnë paraprakisht forcat e ekipit hetimor të pranishme në vendngjarje.
Kosovarja që vdiq në traget është identifikuar dhe quhej Gjylnaze Morina, 48-vjeç. Në momentet e fundit të jetës së saj, e hipur në traget, shoqërohej nga e bija 11-vjeçare.
NOA ka mundur të informohet se ajo jetonte në Slloveni dhe kishte ardhur në Shqipëri për të kaluar disa ditë pushimesh në Vlorë, pasi i pëlqente shumë ky qytet, aq sa me emrin e tij i pëlqente të thërriste edhe vajzën e saj 11-vjeçare.

Këto janë detajet e reja që japin ekspertët e grupit hetimor, lidhur me zbardhjen e ngjarjes së rëndë, ku një grua kosovare gjeti vdekjen sapo zbriti nga trageti i linjës Trieste-Durrës sot në Portin e Durrësit.

Gruaja kosovare me emrin Gjylnaze Morina, 48-vjeç, bëhet me dijeni se jetonte në Slloveni dhe do të qëndronte vetëm 5 ditë në Vlorë, për t’u kthyer sërish atje.

Nga ana tjetër, ekspertët hetimorë raportojnë në mënyrë paraprake se ajo pas zbritjes nga trageti në Durrës, do të shkonte në Vlorë, por nuk ka mundur t’i shijojë dot pushimet e saj, pasi ka gjetur vdekjen, siç thuhet deri nga hetimet e deritanishme, për shkak të një sulmi të fortë kardiak.
Shtuar më 19/07/2010, ora 10:23
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori