Shkon të kullosë bagëtinë, gjëndet i vdekur bariu
Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë gjatë ditës së shtunë në malet e Bugjonit në Pukë. Ndue Marku kishte dalë për të kullotur bagëtinë, por nuk është kthyer më në banesën e tij ndërsa familjarët kishin denoncuar humbjen e tij.

Sipas policisë bariu mund të ketë rrëshkitur në akull gjatë kohës që po kulloste bagëtinë dhe ka humbur jetën. Burime të policisë së Pukës bëjnë të ditur se në zonën ku është gjetur 65-vjeçari ka ende borë që arrin deri në 90 cm trashësi. /albeu.com/
Shtuar më 11/03/2012, ora 09:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori