Shkon të denoncojë bashkëshortin, shefi i policisë i kërkon favore seksuale
Pëlqej
Shkon në stacionin policor të Velipojës për të kallëzuar për dhunë bashkëshortin por shefi i ketij stacioni i kërkon favore seksuale për ta ndihmuar. Punonjësit e SHKB-së kanë arrestuar Ernest Palukun, që deri dje mbante detyrën e Shefit të Stacionit në Velipojë pasi i kërkoi favore seksuale shtetëses R.M.

Ajo ishte paraqitur në polici për të bërë një kallzim për dhunë dhe keqtrajtim nga bashkëshorti i saj. Por në vend të mbrojtjes, u përball me “ofertën” e shefit të policisë për marrje në mbrojtje.Mësohet se Paluku ka komunikuar disa herë me denoncuesen duke këmbëngulur që të takoheshin në hotel. Gruaja jo vetëm ka kundërshtuar, por edhe ka denoncuar sjelljen e punonjësit të policisë në zyrat e SHKB-së. /albeu.com/
Shtuar më 26/08/2014, ora 10:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori