Shkon për të marrë ndihmë mjekësore, vdes në ambulancë 61-vjeçari në Durrës
Ditën e djeshme në Durrës ka ndodhur një ngjarje e rëndë kur një 61-vjeçar ka humbur jetën ndërkohë që ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se viktima është O. M, banues në Durrës.

Rreth orës 12:15, gjatë ditës së djeshme, 61-vjeçari ka shkuar për ndihmë mjekësore në ambulancën e Plazhit, por më pas ka humbur jetën, bëjnë me dije burime zyrtare nga policia.

Nga veprimet e kryera rezulton, se ai ka përdorur një sasi të madhe alkooli, shtojnë të njëjtat burime.

Materialet u referuan për vlerësim në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës./albeu.com/

Shtuar më 10/02/2017, ora 16:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori