Shkon për denoncuar fqinjin, vdes në polici 59 vjeçari
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Patos, ku një 59 vjeçar ka vdekur në rajonin e policisë, teksa kishte shkuar për të denoncuar fqinjin e tij.

Familjarët e 59 vjeçarit Fatmir Muskaj thone se i ka rënë infarktpolici, ndërsa kanë katër orë që presin të tërheqin trupin.

Sipas tyre, ende nuk mund te terheqin trupin, pasi mungon mjeku ligjor në morg. Duke i'u referuar të dhënave nga policia, Portali Albeu bën me dije se 59 vjeçari ka shkuar me të afërm për të bërë denoncimin dhe se atij edhe më parë i kishte rënë infarkt. /albeu.com/











Shtuar më 07/04/2015, ora 17:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori