Shkon në 95 numri i viktimave nga koronavirusi në vend
Shkon në 95 numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri. Në Spitalin Infektiv e kanë humbur betejën me sëmundjen në 24 orët e fundit, dy qytetarë të tjerë.

Viktimat janë një burrë nga Shkodra dhe një grua nga Tirana.

“Në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen 2 qytetarë: Një 70-vjeçare nga Tirana dhe një pacient 66-vjeçar nga Shkodra, me sëmundje bashkëshoqëruse. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve“, tha ministria.
Shtuar më 13/07/2020, ora 10:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori