Shkon në 40 numri i protestuesve të shoqëruar
Ka shkuar në 40 numri I të arrestuerve që morën pjesë në protestën e mbrëmshme të opozitës e cila u shoqërua më konfrontime të ashpra midis policisë dhe qytetarëve.

Shoqërimet kanë nisur që në orët e vona të mbrëmjes së kaluar me mbylljen e protestës dhe përgjatë gjtihë natës dhe mëngjesit të sotëm.

Pas mbylljes së protestës së opozitës në komisariat mbërritën ish-deputetë të PD dhe kërkuan lirimin e të shoqëruarve. Në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë shkoi Edmond Spaho, Bardh Spahia, Endri Hasa, Romeo Gurakuqi, Klevis Balliu dhe Edi Paloka.

Ish-deputetët kërkuan një takim me përfaqësues të policisë, por i është thënë se protestuesit janë shoqëruar nëpër komisariate dhe më pas do të sillen në drejtori, shkruan faxweb. Protesta e djeshme nisi në orën 18:00 dhe zgjati për pak më shumë se katër orë, ndërsa nuk munguan as incidentet e dhunshme mes qytetarëve dhe Policisë.

Duke folur nga selia e PD-së, Basha tha në mbyllje se kjo ishte protesta më e madhe që kanë mbajtur ndonjëherë qytetarët në Shqipëri, ndërsa shtoi se përpjekjet për të intimiduar qytetarët ishin shumë të mëdha.

Sipas Ministrisë së Brendshme në protestën e djeshme mbetën të lënduar 5 efektivë të policisë, ndërsa partitë e opozitës flasin për më shumë se 15 qytetarë të lënduar.

Kujtojmë se ende pa u mbyllur mirë protesta ka reaguar dhe kryeministri Rama, i cili nuk ndodhet në Shqipërii, që tha se skenat që pa ishin të turpshme.

‘’Nëse kjo ishte protestë e madhe atëherë filxhani është shkencë, Saliu është astronom dhe pakica ështē shumicë! Në fakt kjo s’ishte as e madhe, as e denjë po thjesht e turpshme për pdLSI! Këta humbës të pashërueshëm po rrisin çdo ditë faturën që do u presë Sovran në 30qershor”, shkruan Rama në komunikimin e tij në rrjetet sociale.
Shtuar më 14/04/2019, ora 10:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori