COVID-19 vazhdon të përhapet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe numri i të vdekurve arriti
shifrën 100.
Siç raporton Zëri i Amerikës, shifrat janë ende jozyrtare.
Numri i rasteve të konfirmuara si në Uashington ashtu edhe në Nju Jork po arrin në rreth 1,000. Në shtetin Uashington,
zyrtarët raportojnë për të paktën 48 vdekje që nga fillimi i pandemisë.
Zyrtarët thanë se administrata do të bëjë ç’është e mundur për të frenuar pandeminë.
“Për një vend kaq të madh, ne po ecim mirë,” tha
Presidenti Trump.
Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në SHBA e ka kaluar
shifrën 5,000 ndërkohë që është shtuar numri i testimeve.
Presidenti Trump tha: “Do të vdesin shumë njerëz. Qëllimi ynë është të pakësojmë numrin e njerëzve që mund të vdesin.
Shtuar më 17/03/2020,
ora 22:40