Shkollë deri në mes të verës, Politekniku merr vendimin
Pëlqej
Rektorati i Universitetit Politeknik ka marrë vendimin për orët e humbura.

Mësimi sipas këtij vendimi do të vazhdojë dei në mes të korrikut.

Vendimi nr.04, datë 10.01.2019">2019, parashikon ndryshime në strukturën mësimore deri në muajin korrik.

Po ashtu, për pesë të shtuna rresht studentët do të duhet të plotësojnë mësimin në 3.5 javët e humbura.

“Janë kryer gjithsej 7.5 javë mësim dhe mbeten për t’u realizuar: aktivitet mësimor nga 14.01.2019">2019 -16.02.2019">2019; sezoni i provimeve të dimrit nga 18.02.2019">2019-15.03.2019">2019 dhe sezoni i mbrojtjes së diplomave nga 18.03.2019">2019-05.04.2019">2019″, parashikohet në materialin bashkangjitur vendimit, faksimilja e të cilit është në foton bashkëngjitur shkrimit. Kjo ka bërë që semestri i dytë të shtyhet nga marsi në 14 qershor, ndërsa sezoni i provimeve të verës nis në qershor e përfundon në mesin e muajit korrik.

Ndonëse është shtyrë si afat kohor, studentët do të përballen me një fluks të lartë leksionesh e seminaresh, pasi dijet e supozuara për t’u marrë në katër muaj do të merren në 13 javë. Kështu, do të rritet ndjeshëm ngarkesa javore e studentëve dhe e pedagogëve në auditore. Si asnjëherë më parë, studentë e pedagogë do të angazhohen në mbrojtjen e diplomave, proces ky që do të zgjasë deri në fundin e muajit korrik, datën 26. Nuk do të vonojë shumë vjeshta për mbetësit.

Dorëzimi i detyrimeve do të bëhet në fillim të shtatorit, ndërsa provimet deri në datën 20. Sezoni i mbrojtjes së diplomave zhvendoset gjithashtu nga data 26 shtator deri më 11 dhjetor. Një angazhim për plotësimin e orëve brenda strukturës mësimore po diskutohet në disa fakultete të tjera, ndërsa te Sportet mësohet se për efekt të leksioneve të humbura, studentë e pedagogë për pesë javë rresht nuk do të bëjnë asnjë ditë pushim.
Shtuar më 12/01/2019, ora 08:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori