Shkollat e larta, mësimi nis me 8 tetor
Viti i ri akademik nis në datën 8 tetor. Ministri i Arsimit, tha se sapo është publikuar lista me të rinjtë fitues, të cilët duhet të nisin të kryejnë regjistrimin online, sipas preferencave të tyre në fakultetet fitues. Kjo formë e re do të shmangë të gjitha burokracitë në sekretaritë e fakulteteve.

“Numri i kuotave natyrisht është më i madh, është 10 përqind më shuëm sesa vitin e kaluar. Këtë vit, studentët e rinj nuk do të kenë nevojë të shkojnë në sekretarinë e universitetit përpara se të fillojë mësimi. Pra do të paraqiten më datën 8 tetor, kur fillon viti i ri akademik dhe në ditët e para të vitit të ri do të dorëzojnë një fotokopje të kartës së identiteti, një fotografi për të marrë kartën e studentit,
dhe mandatin e pagesës për tarifën e regjistrimit. Më 1 tetor, nëse jam i saktë me datën, shpallet lista përfundimtare e fituesve dhe më datën 8 tetor paraqiten në fakultetet ku kanë fituar”, tha Tafaj. /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2012, ora 18:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori