Jo vetem karrigen e kryetarit, socialistët marrin gjithë Bashkinë në Shkodër

Është mbyllur procesi i numërimit për këshillin bashkiak në Shkodër.

Shkodranët, përmes votës i kanë besuar jo vetëm Benet Beçit si drejtues i bashkisë për 4 vitet e ardhshme por edhe socialistëve për këshillin bashkiak.

Pas numërimit të 247 qendrave të votimit, Partia Socialiste do të këtë shumicën e këshillit me 18 këshilltarë.

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” renditet i dyti me 13 këshilltarë ndërsa Partia Social Demokrate e Tom Doshit, pozicionohet e treta me 12 këshilltarë, me vetëm 269 vota më pak se sa demokratët e koalicionit Berisha – Meta.

Ndërkohë Partia Demokratike zyrtare ka marrë 5670 vota duke siguruar 5 mandate. Nga një mandat kanë fituar edhe partitë Fryma e Re Demokratike, Aleanca Liberale e Djathtë dhe Partia Lëvizja e Legalitetit.

“Bashkë Fitojmë”

1 Florian Kolë Bjanku
2 Izmira Niazi Rusi
3 Joniz Bujar Osmanagaj
4 Irena Lodovik Shala
5 Artan Esat Haxhi
6 Elmira Martin Ndrevashaj
7 Gjenarin Ndoc Kapcari
8 Irma Musa Kopliku
9 Elis Simon Doçi
10 Valjeta Agim Bajraktari
11 Ardit Lutfi Behri
12 Eliona Vat Shkrela
13 Aleksandër Palokë Pashuku

Partia Socialiste e Shqipërisë

1 Oltion Burhan Luli
2 Jona Gjergj Leqejza
3 Edmond Kol Ndou
4 Uarda Ramazan Gjekaj
5 Hilmi Hysen Lakti
6 Bledianë Hasan Nika
7 Fatbardh Hashim Dama
8 Vjollca Merko Petani
9 Rudin Irakli Beka
10 Armela Arben Brahimi
11 Mirsad Fatmir Bashi
12 Hedije Rexhep Nasa
13 Ardit Zeqir Taflaj
14 Alma Dodë Mehmetaj
15 Gëzim Fadil Galiqi
16 Erlinda Myzafer Kavaja
17 Taulant Ismet Shahmani
18 Jurgena Hilmi Bracaj

Partia Socialdemokrate

1 Gjergj Pjeter Sokoli
2 Rezartë Faik Pode
3 Lulash Nike Nika
4 Jetmira Rexhep Rraboshta
5 Ervin Besnik Brahimi
6 Violeta Ndoj Përndrecaj
7 Gjovalin Prend Ndoj
8 Ardita Tahir Spahija
9 Samed Ahmet Bushati
10 Suada Besim Kopshti
11 Erkan Qemal Hoxha
12 Marina Angjelin Duhani


Shtuar 16.05.2023 14:15