Shkolla greke në Korçë; Aty ku u hap Mësonjëtorja e parë shqipe, sot moh
Pëlqej
Albeu.com
Çuditë në trojet shqiptare nuk kanë të sosour. Aty ku 120 vjet më parë yu hap Mësonjëtorja e Parë Shqipe, fëmijët shqiptare, në të njëjtat themele ku u hodhën bazat e shqipes së shkruar, mësojnë se paraardhësit e tyre janë grekë dhe jo shqiptarë.Sipas një lajmi të publikuar në gazetën Shqiptare, janë rreth 180 nxënës shqiptarë që po u mësohet falas nga shkolla jopublike greke “Omiros” një histori e shtrembëruar që i paraqet stërgjyshërit e tyre si pushtues të Vorio-Epirit. Që në fillim të mësimit të shkronjave, fëmijëve shqiptarë nuk ju mësohet shkronja “A” por “Alfa”.

Në lajmin e gazetës Shqiptare, theksohet se fëmijët shqiptarë të fshatrave përreth Korçës, Boboshticë e Drenovë, po mësojnë këtë të vërtetë të shtrembëruar falë liçencës që “Omiros” ka marrë nga Ministria jonë e Arsimit. Mesazhi që jepet në këtë shkollë është “Vorio-Epiri iu bashkua padrejtësisht shtetit shqiptar. Banorët grekë të zonës nuk e pranuan këtë vendim dhe organizuan grupe ushtarake për të siguruar pavarësinë e tyre”. Përshëndetjet në ambientet e shkollës tashmë nuk janë më në gjuhën shqipe, porn ë greqisht.

Historia e gabuar, ju mësohet nxënësve shqiptarë nga mësuesi grek I historisë. “Më 9 Nëntor 1921, ministrat e jashtëm të Fuqive të Mëdha vendosën në Paris se cilat do të ishin përfundimisht kufijtë e Shqipërisë. Sipas këtij vendimi Greqisë i merreshin territoret që kishte çliruar gjatë Luftës së Parë Botërore”, citohen fjalët e mësuesit në Gazetën Shqiptare. start
Shtuar më 29/05/2007, ora 14:49
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori