Shkolla greke e Korçës "injoron" shqipen, shteti hesht
Pëlqej
Çfarë argumentash kanë paraqitur grekët dhe sllavët para Komisioneve Ndërkombëtare për përvetësimin e fshatrave dhe qyteteve shqiptarë që ishin në Perandorinë Osmane? Ata paraqitën argumentin e fesë dhe të shkollimit si p.sh grekët e donin Korçën më 1917 sepse atje kishte 2.250 nxënës që ndiqnin shkollën në gjuhën greke, ndërsa rreth 200 nxënës në gjuhën shqipe. Pra, është gjuha dhe shkollimi ajo që ka përcaktuar identitetin kombëtar në shekujt e kaluar.

Kjo strategji primitive greke po ndiqet ende me shkollat që ka hapur në Korçë dhe Himarë.

Sipas asaj që shkruan portali "E vërteta", shkolla greke në Korçë nuk përdor në dokumentat zyrtare gjuhën shqipe, pra dy gjuhësinë. Kjo është shkelje e rregullores së Ministrisë së Arsimit.

Vërtetimi i mësipërm tregon qartë shkeljen e Ligjit për arsimin. /albeu.com/
Shtuar më 05/08/2014, ora 09:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori