Bie bashkë me motorkorrësen në një vaskë peshku, humb jetën fermeri në Roskovec

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Fier. Një 50-vjeçar duke drejtuar mjetin tip motorkorrëse, është përmbysur në një nga vaskat e peshkut dhe për pasojë ka humbur jetën.

Njoftimi i policisë:

Fier

Informacion paraprak

Sot rreth orës 11:00, në vendin e quajtur “Vaskat e peshkut” Roskovec, shtetasi Y. P., rreth 50 vjeç, duke drejtuar mjetin tip motorrkorrëse, është përmbysur në një nga vaskat e peshkut dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 26.04.2022 11:43