Shkolla e Borizanës do shembet, nxënësit kanë frikë të transferohen në Thumanë
Pasi shkollës së tyre iu vu shiriti, nxënësit e Borizanës u mor vendimi të transferohen në shkollën e Thumanës.

Ndërkohë shkolla e Borizanës do të shembet pasi tërmeti e ka dëmtuar shumë.

Ama zgjidhja e gjetur, nuk vlen sipas prindërve e nxënësve të cilët kanë frikë të shkojnë në Thumanë ku edhe u bënë dëmet më të mëdha.

Shkolla e Borizanës pas tërmetit është vlerësuar nga ekspertët si e rrezikshme. Në të është vendosur Kryqi i Kuq. Pas vendimit për shembjen e saj rreth 500 nxënës që mësonin në të janë kthyer mbrapsht. Zyra arsimore ka vendosur që ata të transferohen në shkollën e mesme të Thumanës dhe mësimin do ta kryejnë pasdite. Një pjesë e madhe e prindërit të tmerruar nga ajo çka ndodhi në Thumanë nuk duan që fëmijët të shkojnë në atë shkollë.

“Është më rrezik, në Thumanë është bërë dëmi më i madh. Si mund ti çojmë fëmijët atje, mezor i kemi rritur”, shprehet një prej banorëve.

Shumica e prindërve kanë firmosur dhe një peticion që të gjendet një mënyrë që mësimin të zhvillohet në Borizanë. Në autobusin e caktuar nga zyra arsimore që do shoqërojë nxënësit e Borizanësshkollën e Thumanës kanë hipur shumë pak nxënës.
Shtuar më 13/12/2019, ora 13:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori