Shkoi të merrte tre fëmijët, detaje të reja nga ekzekutimi i vëllait e motrës në Rrëshen
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 20:40 të mbrëmjes së djeshme, ku u ekzekutua në oborrin e shtëpisë vëlla e motër.

Ngjarja ka ndodhur në Kodër Rrëshen të Mirditës. Autor i kësaj ngjarje të rëndë dyshohet të jetë ish-bashkëshorti i viktimës, Fatmir Kolecaj, 47-vjeçar nga fshati Zejmen i Lezhës, i cili është shpallur në kërkim policor.

Viktima mbetën Esmeralda Filopati 36 vjeçare, nënë e tre fëmijëve, dhe vëllai Vledison Filopati 34 vjeç, i cili vetëm disa ditë më parë kishte ardhur nga Italia.

Esmeralda Filopati ishte divorcuar prej tre vitesh nga Kolecaj. I dënuar me 10 muaj burg për dhunë në familje, mësohet se, autori i krimit e kishte kërcënuar edhe njëherë më parë se do ta vriste me thikë ish-bashkëshorten e tij, e cila ishte shpëtuar nga fqinjët.

Pas krimit të rëndë 47-vjeçari">47-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa për kapjen e tij janë përfshirë edhe RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës. Forca të shumta policore kanë ngritur postblloqe edhe në rrugën e Kombit për të bërë të mundur kapjen e autorit të ngjarjes së rëndë, por dyshohet që 47-vjeçari">47-vjeçari të jetë larguar në këmbë dhe të jetë fshehur në zonën pyjore pranë fshatit, duke përfituar edhe nga errësira.

Tre vitet pas divocit ishin shoqëruar nga konflikte të vazhdueshme dhe debate sa i përket tre fëmijëve, për të cilët kujdesej Esmeralda. Dyshohet që 47-vjeçari">47-vjeçari, i cili banon në Lezhë, të ketë shkuar për të marrë fëmijët, ku pas debateve, ka nxjerrë armën, duke lënë të vdekur në oborrin e shtëpisë së tyre, Esmeraldën dhe Vledisonin.

Shtuar më 26/02/2020, ora 08:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori