Shkoi të merrte drogën, shqiptari kapet mat në Greqi
Pëlqej
Policia greke ka vënë në pranga një shqiptar dhe një grek pasi janë kapur me më shumë se 147 kg drogë në një makinë.

Mjeti është arritur të ndalohet nga policia e Janinës në Vergina.

Brenda në mjet janë gjetur dhe sekuestruar 87 pako me 147 kg 850 gram marijuanë, 200 euro dhe 4 celularë.

Në pranga ka përfunduar drejtuesi i mjetit grek 46 vjeç.

Po kështu është arrestuar dhe një shqiptar 35 vjeç i cili u afrua tek mjeti për të marrë drogën. /albeu.com/

Shtuar më 17/04/2018, ora 13:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori