Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli shkon në SPAK

Kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

Sipas gazetës Panorama, ndaj Lelit ka një kallëzim nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ndërsa nuk bëhen të ditura detajet.

Ditën e sotme ai u sulmua nga kreu i qeverisë Edi Rama gjatë takimit me kryetarët e bashkive në Pogradec. Rama tha se drejtuesi i bashkisë së Vlorës fle gjumë pavarësisht kapaciteteve që ka bashkia që ai drejton.

“Kemi bashki si Vlora që ka pasur një vëmendje të veçantë me të drejtës nga qeveria por që ka një kryetar bashkie që fle gjumë. Vlora me gjithë potencialin dhe mbështetjen nuk duhej ta diskutonte të qenit xixë nga mëngjesi në mbrëmje. Minimalisht!”, tha sot Rama.


Shtuar 22.07.2022 14:06