Shkoi në motel me 21 vjeçaren, 61 vjeçari pëson arrest kardiak
Një 61-vjeçar është gjetur i pajetë pasditen e djeshme në një motel në afërsi të Gjakovës. Ishte një 21-vjeçare e cila e ka lajmëruar Policinë.

E reja që ishte në motel me 61-vjeçarin kishte tentuar t’i jepte ndihmë, por nuk kishte mundur ta shpëtonte.

Policia dhe Urgjenca shkuan në vendngjarje, ku mjeku ka konstatuar se viktima kishte pësuar arrest kardiak, që mund të jetë shkaktuar nga përdorimi i një lloj substance që është gjetur në vendngjarje, që dyshohet të jetë viagra.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Ndërkaq deri në përfundim të raportit të autopsisë, rasti po trajtohet si “Hetim i vdekjes”.

Lidhur me këtë rast, deri më tani janë intervistuar tre persona, në cilësi të dëshmitarëve.

Ndërkohë, për rastin në fjalë ka njoftuar edhe Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Hetim i vdekjes-Gjakovë 02.12.2020-17:15.Është raportuar se viktima mashkull kosovar, në një vilë, nga dy dëshmitarë është gjetur pa shenja jete. Njësitë relevante të policisë kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori, me urdhrin e të cilit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, ka bërë të ditur Policia.
Shtuar më 03/12/2020, ora 12:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori