Shfrytëzoi tërmetin për të përfituar, kapet tiranasi
Një person i cili mashtronte dhe abuzonte duke përfituar nga situata e krijuar si pasojë e tërmetit të datës 26 nëntor ëhstë vënë në pranga nga Policia e Durrësit.

Bëhet fjalë për një 49- vjeçar, nga Tirana për mashtrim me qëllim përfitimin e një shume lekësh.

“Si rezultat i investigimit në pikat e grumbullimit të ndihmave, në tregjet ushqimore dhe në territor, Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Arben Musliaj, 49 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas duke shfrytëzuar situatën e ndodhur pas termetit, në lagjen nr 14, në ambientet e brendshme të tregut të fruta-perimeve në Shkozet, Durrës, i ka marrë me anë të mashtrimit shumën prej 13.000 lekë (të rinj) shtetasit N. F. , banues në Durrës, me arsyen se i duheshin për të blerë ndihma ushqimore për këtë situatë.

Shuma e parave u sekuestrua në cilesinë e provës materiale dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.

Policia e Durrësit garanton qytetarët se është tërësisht e angazhuar për të garantuar rendin dhe sigurinë, e jetës dhe të pronës dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 apo në Komisariatin Dixhital çdo rast abuziv apo çdo tentativë për vjedhje prone duke ju garantuar reagim të shpejtë e të paanshëm”.
Shtuar më 07/12/2019, ora 08:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori