Shkoi për doktoraturë, arrestohen burrë e grua në Turqi: Nuk dihet ku ka përfunduar foshnja
Shkoi për të kryer studimet doktorale në Turqi duke mos menduar se një ditë do të gjendej pas hekurave për një akuzë, të cilën as që do t'a kishte çuar ndërmend kurrë më parë.

Studenti i doktoraturës Mariglen Debrova është arrestuar në Samsun të Turqisë me akuzën e tentativës për të kryer grusht shteti në Turqi më datë 15 korrik 2016, periudhë në të cilën ai gjendej në Shqipëri me familjen e tij.

Bashkë me të është arrestuar edhe bashkëshortja me të njëjtën akuzë, ndërsa nuk ka asnjë informacion se ku ka përfunduar vajza e tyre e mitur.

Ajo është vetëm dy vjeç dhe familjarët kanë dhënë alarmin për humbjen e saj, ndërsa babai dhe nëna gjenden pas hekurave.

Studenti i doktoraturës shkoi me burs të shtetit turk edhe ishte martuar me një shtetase turke.

Janë me mijëra të arrestuarit me akuzën e tentativës për grusht shteti në Turqi që prej korrikut 2015, ndërsa numërohen rreth 600 fëmijë të cilët jetojnë me nënat e tyre të arrestuara gjithashtu nëpër burgje. /albeu.com/

Shtuar më 05/12/2017, ora 15:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori