Shkoi i armatosur për të marrë tre fëmijët, pas refuzimit qëlloi për vdekje motër e vëlla
Autori i vrasjes së dyfishtë sot në Mirditë, Fatmir Kolecaj, nga fshati Zejmen i Lezhës, kishte shkuar në banesën e ish-bashkëshortes, i armatosur.

Ai qëlloi për vdekje të vëllain e ish-gruas, Vladison Filopatin, 34-vjeç, dhe pas kësaj ka dalë nga banesa, motra e tij, Esmeralda Filopati, 36-vjeçe, të cilën e ka qëlluar edhe atë për vdekje.

Policisë së Mirditës i kanë shkaur në ndihmë forcat RENEA, por autori ende nuk është kapur.

Ai ishte ndarë tre vite më parë me gruan, dhe kishte kaluar disa kohë në qeli, nën akuzë për dhunë ndaj saj.

Sakaq, mbrëmjen e sotme autori kishte shkuar i armatosur për të marrë fëmijët te banesa e ish-bashkëshortes.

Gjykata kishte vendosur që fëmijët t’i takonin gruas, pas burgosjes së tij.

Por 47-vjeçari nuk e kishte pranuar një fakt të tillë, derisa kreu krimin e rëndë mbrëmjen e sotme.

Tre vite i divorcuar, shkoi i armatosur për të marrë tre fëmijët, pas refuzimit qëlloi për vdekje motër e vëlla.
Shtuar më 25/02/2020, ora 22:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori