Shkodranët padisin Voltana Ademin
Këshilli bashkiak socialist i Shkodrës ka paditur kryetaren demokrate në detyrë, Voltana Ademin.

Padia është ngritur kundër vendimit që Ademi ka marrë për “Miratimin e pasqyrave financiare të vitit 2018 të shoqërisë Klubi i futbollit sh.a Vllaznia” si dhe “Për zëvendësimin dhe emërimin e anëtarëve të këshillit mbikëqyrës të shoqërisë.

Gjithashtu padia është edhe kundër mosveprimit të administratorit të KF Vllaznia, i cili nuk ka depozituar pranë QKB aktet e ligjshme të marra nga këshilli bashkiak, në cilësinë e asamblesë së përgjithshme.
Shtuar më 25/09/2020, ora 20:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori