Shkodra një vatër e ''nxehtë'', infektohet një infermier dhe efektivi i FNSH-së
Ditën e sotme, janë konfirmuar 14 raste të reja me koronavirus që çon kështu në 562 numrin e të prekurve në vend.
Ministria e Shëndetësisë raportoi se një prej tyre është mjek në
Shkodër. Deri më tani mësohet se janë 7 infermierë të repartit të Reanimacinonit dhe një në repartin e Kirurgjisë të infektuar nga COVID 19.
Gjithashtu
bëhet fjalë edhe për një efektiv të Ndërhyrjes së Shpejtë në
Shkodër, i cili pas shenjave është izoluar. Edhe policëve që kanë qenë kontakt i është kryer tamponi dhe kanë rezultuar negative.
Shtuar më 19/04/2020,
ora 11:55