17-vjeçarja largohet nga shtëpia për t’u mos u kthyer më, nëna alarmon policinë e Durrësit

Një 17-vjeçare nga Durrësi është larguar nga shtëpia e saj dhe nuk është kthyer më.

Kanë qenë familjarët e saj që kanë bërë denoncimin në polici.

“Në Komisariatin e Policisë Durrës, kallëzon shtetasja S. S., 43 vjeçe, banuese në lagjen nr. 18, Durrës, se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e saj, shtetasja F. S., 17 vjeçe”, thuhet në njoftim.

Vijon puna për gjetjen e saj.