Lirohet i "forti" i qytetit, Shkodra e blinduar nga policia

Ditën e sotme mësohet se një nga personat më të rrezikshëm në Shqipëri, Safet Bajri, i njohur ndryshe edhe si "i forti" i Shkodrës është lënë i lirë për 6 orë.

Kjo ka ndodhur për shkak të vdekjes së babait të tij, shtetasit
Jonuz Rustemi Bajri, për të cilin Safeti ka kërkuar të jetë i pranishëm në varrosjen e tij.

Ka qënë IEPV “Jordan Misja” apo burgu 313 ai që ka miratuar lejen e veçantë për të paraburgosurin Bajri dhe ia ka dërguar Prokurisë së Shkodrës.

Në këtë dokument sqaron se për rastin e Bajrit janë paraqitur dokumente që vërtetojnë fatkeqësinë që i ka ndodhur në familje. Konkretisht atij i ka vdekur babai shtetasi Jonuz Rustemi Bajri, i cili është varrosur sot në orën 12:00 në një ceremoni në qytetin e Shkodrës ku mori pjesë edhe i forti Shkodrës, Safet Bajri.

Ndër të tjera, dokumenti thekson se, për shkak të rrezikshmërisë së personit që po i miratohet leja kërkohet marrja e masave të larta të sigurisë në bashkëpunim edhe me Policinë e Shtetit, ç’ka lë të kuptohet se për gjashtë orët që Bajri ka qëndruar në liri Shkodra është blinduar sërish, shkruan BW.Leja për lirimin e Safet Bajrit mban datën e djeshme 31 janar 2019.

Safet Bajri u nis drejt qytetit të lindjes rreth rreth 10:20 të paradites së të premtes për të mbërritur në varrimin e të atit rreth orës 13.00. Burime thanë se jo vetëm policia kishte marrë masa sigurie, por edhe vetë familjarët janë kujdesur për këtë. /albeu.com/
Shtuar më 01/02/2019, ora 16:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori