Shkodër, Mhillaj ishte konfliktuar tre ditë më parë me disa të rinj
Mund të ketë qenë një konflikt i tre ditëve më parë me një grup djemsh ai që i ka kushtuar jetën 47-vjeçarit Genc Mhillaj nga Torovica e Shkodrës. Rreth këtij fakti janë duke u kryer hetimet paraprake të policisë për krimin në fjalë.

Mësohet se Mhillaj është konfiktuar me disa të rinj tre ditë më parë duke e sharë njërin prej tyre, por nuk ka pasur zhvillime të tjera. Dyshohet se është pikërisht personi i sharë nga Mhillaj që mund te ketë marrë hak sot duke vrarë 47 vjeçarin. /Albeu.com/

Shtuar më 06/10/2016, ora 14:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori