Shkodër/ Konflikt i armatosur mes dy grupeve në Velipojë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në fshatin Mal Kolaj të Velipojës.

Sipas informacioneve paraprake nga vendi i ngjarjes, dy grupe janë përplasur mes tyre dhe kanë qëlluar me armë në drejtim të njëri-tjetrit teksa udhëtonin me dy automjete.

Paraprakisht dyshohet se gjithçka ka ardhur si rezultat i një konflikti të hershëm mes palëve.

Policia thotë se nuk ka të plagosur nga të shtënat./albeu.com/
Shtuar më 26/09/2016, ora 19:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori