Policia e Shkodrës deklaroi se ka vënë në pranga një përdorues të
lëndëve narkotike të identifikuar si Alban Bushatin, 29 vjeç, banues në këtë qytet.
Të njëjtat burime theksuan se në 7 janar gjatë kontrrollit të ushtruar në lagjen “Tom Kola”, i’u gjet dhe iu bllokua në cilësinë e provës materiale një sasi pluhur e dyshuar si ajo e
lëndës narkotike heroinë, të vendosur në 5 qese plastike me peshë totale 1.8 gr.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor
Shkodër për veprën penale të “Pordhimit dhe shitjes të
lëndëve narkotike”./albeu.com/
Shtuar më 08/01/2017,
ora 12:13