Shkoder, zenka mes policeve, nje i vrare dhe nje i plagosur
Albeu.com
Pas një grindje ndërmjet dy policëve, njëri prej tyre ka mbetur i vrarë, ndërsa tjetri është plagosur. Burime nga Shkodra, bëjnë me dije per portalin Albeu se viktima është Ton Jakini ndërsa është plagosur Ramiz Ademi.
Ngjarja ne Bushat të Shkodrës përfundoi me vdekjen e njërit prej policëve ndërkohë që i dyti ka mbetur i plagosur. Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur krimi. Lajmi është i momenteve të fundit dhe pritet të sqarohet më vonë.
Shtuar më 18/05/2010, ora 14:51
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori