Një vrasje me armë zjarri ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Shkodrës. Një person është qëlluar për vdekje rreth orës 08:00. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e njohur si ish-SMT-ja.
Burime nga
policia bëjnë me
dije se
viktima është Dedë Gjakaj rreth 50-vjeç, nga Malësia e Madhe. Mësohet se
viktima ishte tregtar në tregun e shumicës së qytetit të Shkodrës.
Pak minuta pas ngjarjes
policia e Shkodrës ka mundur të identifikojë dhe të vërë në pranga autorin e vrasjes dhe ka sekuestruar armen e krimit.
Burime nga
policia bëjnë me
dije se autori është Ilir Hoxha. Ndërkohë ende nuk dihen motivet e ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2014,
ora 09:08