Lazër Matija zgjidhet kryetar i SHRF-së në Shkodër

Ditën e sotme u zhvilluan edhe votimet për zgjedhjen e kryetarit të Asambelsë së Përgjithshme të Shoqatës Rajonale të Futbollit Shkodër.

Fitues i zgjedhjeve është Lazër Matija, i cili doli fitimtarë ndaj kundërshtarit të tij Kujtim Shaba.

Matija u zgjodh kryetari i ri i SHRF Shkodër duke pasuar Armando Cungun. Në raundin e parë Matija mori 14 vota përballë 9 votave për z.Shaba, ndërkohë që në raundin e dytë Matija mori 15 vota dhe Kujtim Shaba 8 vota.

Në fjalën e tij, Matija falendëroi anëtarët e SHRF Shkodër për mbështetjen dhe zgjedhjen si kryetar i kësaj shoqate dhe u zotua se do të bëj maksimumin për të zhvilluar më tej futbollin në rajonin sportiv Shkodër. /h.ll/albeu.com


Shtuar 8.02.2022 13:13